Lahm zgjedhet lojtari më i mirë gjerman për vitin 2017

Ish-kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm është zgjedhur futbollisti më i mirë gjerman i vitit 2017.

Sport

23/07/2017 19:37

Gazetarët gjermanë e votuan mbrojtësin legjendar të Bayernit si më të mirin e vitit, duke e lënë prap mesfushorin e Real Madrid, Toni Kroos, transmeton lajmi.net

“Është nder i vërtetë dhe jam i kënaqur me këtë çmim. Mendoj se gazetarët kur votuan e kanë shikuar gjithë karrierën time”, tha Lahm.

Kurse trajneri më i mirë gjerman u nda për Julian Nagelsmann, trajnerin e Hoffenheim. /Lajmi.net/