Lahm reagon pas barazimit të Bayernit

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm ka thënë se skuadra e tij nuk është e kënaqur me barazimin në ndeshjen e sotme kundër Hamburgut.

Sport

20/09/2014 20:27

Lahm ka thënë se skuadra e tij kurrë nuk luan për barazim dhe për këtë arsye nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin në ndeshjen kundër Hamburgut.

“Ne nuk mund të jemi të lumtur me barazimin. Ne pjesën e parë ne kemi pasur raste për të fituar takimin, por nuk kemi bërë mjaftueshëm”.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne. Sidoqoftë, ne jemi duke shikuar për ndeshjen e ardhshme”, tha kapiteni i bavarezëve për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja e ardhshme e Bayernit në Bundesligë do të jetë ajo kundër liderit actual, Paderbornit që do zhvillohet të martën.