Lahm: Porto, nuk ka përfunduar asgjë

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka insistuar se asgjë nuk ka përfunduar përkundër humbjes 3:1 në ndeshjen e parë nga Porto në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2015 22:59

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm nuk dorëzohet.

Edhe pse skuadra e tij u mposht 3;1 në ndeshjen e parë nga Porto në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ai beson se ka ende mundësi të rikthimit në Allianz Arena.

“Ne dukeshim mirë pas shënimit të golit, por kur Porto realizoi për 3:1, kjo na shkaktoi dhimbje”, deklaroi Lahm pas ndeshjes.

“Megjithatë, ka ende gjithçka për të luajtur në ndeshjen e kthimit”, u shpreh ai.