Lahm: Kjo është arsyeja e vërtetë pse po pensionohem nga futbolli

Philipp Lahm një natë më parë befasoi të gjithë kur konfirmoi se në fund të sezonit do të pensionohet nga futbolli.

Sport

08/02/2017 19:10

Mbrojtësi i Bayern Munich, pas ndeshjes së Kupës kundër Wolfsburgut, njoftoi se karrierës së tij në futboll i ka ardhur fundit, dhe ky sezon është i fundit për të.

Lahm është produkt i akademisë së Bayernit, dhe është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2005.

Në një postim në Facebook, 33 vjeçari që ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, ka sqaruar edhe arsyet e vërteta të pensionimit të tij nga futbolli.

“Dua të ndaj me ju disa gjëra më të hollësishme në lidhje me pensionimin tim nga futbolli këtë verë. Ashtu si pas pensionimit nga ekipi kombëtar, edhe tani unë iu besoj shqisave të mija. Si një kapiten, është e rëndësishme për mua që gjithmonë të kem paraqitje të cilësisë së lartë, dhe unë e kam kuptuar se nuk jam në gjendje ta bëjë këtë pas këtij sezoni”, shkruan Lahm në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai tutje shton se pas pensionimit nga futbolli, dëshiron që sërish të bashkëpunoj ë me Bayernin, në ato fusha ku mund të kenë bashkëpunim./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.