Lahm kërcënon Realin

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka insistuar se ekipi bavarez do të paraqitet në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit në kërkim të fitores. Por, ai pranon se do ta kenë mjaft të vështirë.

Sport

22/04/2014 18:49

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka paralajmëruar Real Madridin se skuadra bavareze do të shkojë në Santiago Bernabeu në kërkim të fitores në duelin e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern viziton Realin të mërkurën mbrëma në duelin që nga shumëkush është përshkruar si një finale para finales.

Lahm është optimist për shanset e skuadrës së tij.

“Bëhet fjalë për një duel mes dy ekipeve të nivelit të lartë evropian. Kur zhvillohen ndeshje të këtilla, fituesi përcaktohet nga dëshira më e madhe për të fituar. Jemi këtu për të fituar dhe jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një sfidë të vështirë për t’u kaluar”, deklaroi Lahm në konferencë për shtyp.

Javi Martinez shtoi: “Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është mundohemi t’i evitojmë kundërsulmet e tyre të shpejta”.