Lahm i frikësohet Ozilit

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes të lartë në ndeshjen e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Ai insistoi se Mesut Ozil është lojtari nga i cili ata duhet të kenë vëmendje maksimale. Sipas Lahm, Ozil mundet shumë lehtë që ta ndëshkojë Bayernin,…

Sport

19/02/2014 15:31

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes të lartë në ndeshjen e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.

Ai insistoi se Mesut Ozil është lojtari nga i cili ata duhet të kenë vëmendje maksimale.

Sipas Lahm, Ozil mundet shumë lehtë që ta ndëshkojë Bayernin, nëse ata i lënë atij shumë hapësira, pasi një pasim i turko-gjermanit mund të jetë vrasës për Bavarezët.

“Shumë lojtarët e Bayernit e dinë saktësisht se çfarë është në gjendje të bëjë Mesut Ozil – Ai është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë në disa vitet e fundit”.

“Ai sheh hapësira dhe pasime që shumë pak lojtarë në botë mund t’i shohin – Ai është lojtar shumë inteligjent”.

“Edhe kur ai nuk është në ndeshjen e tij më të mirë, ai është në gjendje të bëj gjëra të mira. Ne nuk duhet t’i japim atij hapësira – pasi për një sekondë ai mund të bëj një pasim i cili mund të jetë vrasës”, tha Lahm për Goal.com