Lagjja ‘Tophane’ në Prishtinë që 10 orë pa ujë të pijshëm

Lagjja ‘Tophane’ në Prishtinë po vazhdon me problemin me furnizim me ujë të pijshëm. Edhe sot kjo lagje ka mbetur 10 orë pa ujë.

Lajme

18/06/2018 19:47

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” dje kishte njoftuar se për konsumatorët e rrugës ”Fehmi Agani”, konsumatorët e lagjes ”Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës gjatë ditës së hënë, 18 qershor 2018, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Por që furnizimi me ujë nuk ka filluar as pas 10 orëve. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar se me muaj të tërë po përballën me problemin e njëjtët dhe askush nuk po merr përgjegjësi për këtë problem.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.