LaFerrari tregohet shumë më i dobët se Volkswagen Golf

LaFerrari është goditur ballë për ballë me një Volkswagen Golf në Monaco, ku ka pësuar dëmtime të mëdha në krahasim me Golf i cili pothuajse nuk është dëmtuar fare.

Auto & Tek

04/07/2014 17:57

Një LaFerrari i kuq pësoi dëme të mëdha në pjesën e përparme të tij pasi që u përplas me një Golf në Monaco.

Një shofer i cili posa e bleu veturën LaFerrari ishte përfshirë në një aksident të vogël në Monaco, ku ishte goditur me një model të mëparshëm të Volkswagen Golf afër Monte Carlo.

Në këtë goditje, modeli i vjetër nga Volkswagen u tregua më i “fortë” në krahasim me modelin e ri të Ferrari. Duket se çantat e ajrit të gjeneratës së gjashtë të Golf ishin hapur njëkohësisht me ato të Ferrari.

Askush nuk është lënduar por ndoshta riparimi i LaFerrari do të kushtojë më shumë se blerja e tre veturave Golf. Dëmtimet në Golf janë më të vogla se në Ferrari, por kjo është për shkak se pasardhësi Enzo është ndërtuar në mënyrë të atillë që në rast të goditjes së një trupi tjetër trupi i veturës të thyhet në copa për të zhdukur energjinë e goditjes.

Sa për të ju kujtuar,  kjo nuk është përplasja e parë e regjistruar që LaFerrari si një prototip ka bërë. LaFerrari ishte përplasur gjithashtu edhe me një kamion vitin e kaluar në nëntor.