Lady Gaga puth 74 vjeçarin në skenë

Këngëtarja mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të kinematografisë amerikane.

ShowBiz

30/11/2018 23:46

Lady Gaga u puth në buzë bashkë me yllin 74 vjeçar “A Star Is Born”, Sam Elliot, mbrëmë në ceremoni ku mori pjesë bashkë me Bradley Cooper, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 32 vjeçare, që fitoi çmimin “Grammy”, bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo gjatë prezantimit në ceremoninë e 32-të të ndarjes së çmimeve të kinematografisë amerikane në Los Anxhelos, e veshur me një fustan elegant.

Duke folur rreth xhirimeve, Gaga dhe Sam e përshëndetën njëri-tjetrin me një puthje në buzë, duke pozuar para dorëzimit të çmimit të Bradley, 43 vjeç.

Ndërkohë, Gaga kohët e fundit konfirmoi fejesën e saj me të dashurin Christian Carino. /Lajmi.net/