Lady Gaga, Emma Stone dhe Cate Blanchett rrëmbejnë vëmendjen në Festivalin e Filmit

Gaga po feston “A Star Is Born”, ndërsa Emma po promovon filmin “The Favourite”.

ShowBiz

31/08/2018 23:21

Lady Gaga mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias të enjten drisa festoi premierën e filmit të saj të ri “A Star Is Born”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 32 vjeçare dukej një yll klasik i filmit, derisa me varkë shkoi deri tek vendi ku po mbahej ceremonia.

Me një stil të veçantë, Lady Gaga dukej një përzierje e ikonës së Hollywood-it Marilyn Monroe me Sharon Stone.

Me fustanin e zi të shkurtër, ajo vuri në pah këmbët seksi dhe mori vëmendjen rrugëve të Venedikut.

Emma Stone, 29 vjeçe, ngriti interesimin e të gjithëve në qytet derisa po bënte promovimin e filmit të fundit “The Favourite”.

Në këtë film, aktorja luan përkrah emrave më të njohur të kinematografisë, ndërsa në ceremoni ishte veshur me një fustan gri.

Ndërkohë, Cate Blanchett dukej elegante në të bardhë derisa mori pjesë në festival. /Lajmi.net/