Lacazette zbulon emrin e klubit që refuzoi para transferimit në Arsenal

Alexandre Lacazette ishte në bisedime me Paris Saint-Germain para kalimit te ekipi nga Emirates Stadium.

Merkato

04/10/2017 11:41

Alexandre Lacazette ka njoftuar se refuzoi një klub të madh evropian para transferimit në Arsenal.

Sulmuesi francez ishte në bisedime me Paris Saint-Germain para kalimit te ekipi nga Emirates Stadium.

“Kemi biseduar me Paris Saint-Germain”, deklaroi Lacazette, përcjell “lajmi.net”.

“PSG do të më kishte ndihmuar për t’u avancuar sepse kanë futbollistë të mëdhenj por kam dashur të luaj në një tjetër ligë nga Ligue 1 dhe zgjodha Arsenalin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/