Laboratori i drogës në Has, Gjykata e Kukësit liron 2 nga 5 të arrestuarit e parë

Në periferi të Hasit të Shqipërisë, në fshatin Bërnog u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës, ku në prangat e policisë ranë pesë persona.

Lajme

22/10/2018 19:02

Tani Gjykata e Kukësit ka liruar dy nga pesë të arrestuarit në flagrancë, ndërsa në burg vazhdojnë të mbesin Xhevit Shuti, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi.

Për 76-vjeçari Mustafa Shuti u caktua masa e sigurisë arrest shtepie, ndërsa për Anita Shutin u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje. /tvklan