Labinot Tahiri zotohet se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës derisa të liberalizohen vizat

Labinot Tahiri këtë periudhë ka qenë aktiv me koncerte në vende të ndryshme.

ShowBiz

10/11/2018 16:39

Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka dhënë një njoftim për qytetarët, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë që pas 1 janarit nuk do të largohet nga Kosova deri kur do të dalë shqiptari i parë pas liberalizimit të vizave.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë.
Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës se levizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA.
KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE E TË GJITHËVE QË JEM NË PARLAMENT.
I falenderoj krejt Gurbetqarët që na dhan gjithcka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjm për ta duke e lulezuar rininë dhe atdheun tonë✊? ???”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqARg_fBPuR/