Labinot Tahiri zbulon detaje të projekteve të reja

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri edhe këtë kohë ka qenë tejet i angazhuar me projekte të reja muzikore e padyshim se edhe me mbrëmje.

ShowBiz

25/08/2018 15:39

Para pak javësh ai lansoi albumin e ri për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, që u prit mjaft mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Për lajmi.net, Labi zbulon detaje ekskluzive të projekteve të reja që do t’i sjell në vijim. “Unë do i realizojë shpejt dy këngë te reja, kuptohet kam lansuar nje album live me produksionin Ximi, ku e kanë pelqyer shumë njerezit dhe jam shumë i knaqun”, tha ai.

“Titujt e kengeve te reja jane; Të faleminderit për ditët e mira! Tema e kanges behet nga ana ime kuptohet si shumë kengë të mia”, thotë Labi për lajmi net.

“Jam Keq”, ‘T’lutem kthehu’, ‘Vallë kam hy n’gjynah’, ‘T’fala Parisit’, janë disa nga këngët e Tahirit që janë pjesë e albumit.

Labi gjithashtu në rrjete sociale bëri të ditur se ka përfunduar koncertet dhe mbrëmjet e verës, i cili u shpreh falënderues ndaj fansave./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player