Labinot Tahiri u shtron darkë gurbetqarëve

Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri vazhdon të shfaqë anën e tij humane.

ShowBiz

07/08/2018 16:42

Ai edhe këtë herë ka treguar dashurinë dhe respektin që ka për mërgimtarët duke u shtruar darkë në qytetin e Ferizajit, shkruan lajmi net.

Përmes videove të publikuar në llogarinë personale Instagram, Tahiri tashmë ka filluar përgatitjet e darkës që do të mbahet me 9 gusht.

“Askush se kupton, çfarë ke në brendi? por , lodhjën nuk guxoj t’a qes të parën, para dashurisë! Pra me dashuri e bëj për ty…, i dashur Gurbetqarë??? Me luleeee plot e me dashuri pa fund✊? 09 gusht 2018 dita e enjte! A thua a do mungojë ndonjeri prej jush?”, është përshkrimi i videove.

Ndryshe, Labi çdo ditë e më shumë po ndihmon njerëzit që kanë nevojë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmLZTfMhyDU/?hl=en?&taken-by=labinottahiriofficial