Labinot Tahiri surprizon bashkëshorten, lule e çokollata për Shën Valentin

Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri sot ka treguar edhe anën romantike të tij.

ShowBiz

14/02/2019 23:19

Për ditën e të dashuruarve ai e ka surprizuar bashkëshorten e tij, Hanën me lule e çokollata, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vetë gruaja e Labit e cila e falënderoi publikisht partnerin e jetës në rrjetin social, Facebook.

“Faleminderit jeta jem”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që çifti bëjnë jetë mjaft të lumtur dhe janë të martuar prej vitesh. /Lajmi.net/