Labinot Tahiri rrogën e deputetit ua jep familjeve në Suharekë dhe Nexhmije Pagarushës

Labinot Tahiri, këngëtari i njohur ferizajas po vazhdon ta tregojë anën e tij prej një bamirësi.

ShowBiz

22/08/2018 11:15

Këngëtari që mbanë edhe ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, nuk ka reshtur së ndihmuari njerëzit në nevojë e edhe kësaj here ka treguar se është me të vërtetë shumë human, shkruan lajmi.net

Ai madje pagën e deputetit nuk e merr për vete por e dhuron për bamirësi tek persona të ndryshëm në nevojë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Labi ka dhënë lajmin se pagën e tij të deputetit të këtij muaji, do t’ua japë disa familjeve të Suharekës që e pësuan rëndë nga vërshimet në këtë zonë të Kosovës.

Ndërsa, pagën e muajit tjetër ai e ka rezervuar për këngëtaren e madhe shqiptare Nexhmie Pagarushën./Lajmi.net/

Ky ishte postimi i tij i plotë:

“Të dashur qytetarë, sot dua të u’a uroj festen e Kurban Bajramit, dua dhe një kohësisht, të ju njoftojë juve dhe banorët e qytetit të Suharekës, se për ngjarjen që ndodhi ditë me parë përshkak gjendjes se shiut, i cili tani u’a k’ a bërë të pa mundur qytetarëve, ose banorëve të disa zonave që mos t’a kenë mundesinë që t’a përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres qê nesër të dërgoj si donacion dy shlepera me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja! Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njeri tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua të i’a kushtoj Suharekës? Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës Shqiptare, Znj. ‘Nexhmie Pagarushes”

https://www.instagram.com/p/BmwRk0TBK0x/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control