Labinot Tahiri nxori në shitje shtëpinë e tij

Këngëtari Labinot Tahiri për disa vite i ka qëndruar besnik skenës muzikore, ndërsa së fundi ai i është bashkuar politikës.

ShowBiz

16/12/2017 14:05

Ai është goxha aktiv në rrjete sociale në të cilat vazhdimisht poston imazhe nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ai njihet edhe për anën humanitare dhe shpeshherë ka ndërmarrë aksione për t’iu ndihmuar personave në nevojë.

Së fundi, në llogarinë e tij në Facebook, Labi ka postuar një status të cilit ia shoqëroi edhe disa fotografi, me të ai njoftoi se ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Ferizaj.

“Miq të dashur, normalisht jam mesuar të i postoj shtëpiat që u’a kemi ndërtuar njerëzve në shumë raste! Kësaj here po i postoj shtëpiat në të cilat jam rritur, dhe tani i ka ardhur koha që ti shesim pêr arsye se jemi duke banuar në anën tjetêr pêrball tyre!
Në oborr janë 10 Ari Tokë, dhe janë me të gjitha gjerat e reja mbrenda dhe jasht!

Shpresoj se ndonjë dashamirë i mirë do të bêhet kojshi i imi, i familjes sime , dhe i lagjes sonë!
Kur do dhe kujt do qe do ti viej dita ti blej ato shtëpi, i uroj fat dhe ti gëzoj gjate jetës se tij!

Pêr më shumë informacione, kontaktoni me vëllaun tim, Milot Tahirin! Rruga Elbasanit 46 Ferizaj.

Gjitha të mirat

Labi

0037745500300″, shkruan ai në Facebook. /Lajmi.net/