Labinot Tahiri ju fton nesër në protestë: Nuk ka rëndësi minus temperatura

Ditë më parë, deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e tij me viza të Amerikës dhe Gjermanisë.

ShowBiz

09/01/2019 17:20

Ai me këtë ka bërë të ditur se nuk udhëton jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që ka si qytetar pasi nuk u bë liberalizimi i vizave, shkruan lajmi.net.

E nesër në protestën që mbahet kundër kësaj, Tahiri ka ftuar të gjithë njerëzit, protestë kjo që pritet të mbahet në orën 12:00.

“Ftoft boll, po trupo po do me e nxeeh gjakun si oxhakun. Shihem nesër në protestë në mraz nuk ka rëndësi minus temperatura”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/