Labinot Tahiri i hyn politikës  

Më në fund e bëri publike. Këngëtari Labinot Tahiri ka vendosur t’i hyjë rrugës së politikës, raporton lajmi.net.

Lajme

23/05/2016 17:43

Pas shumë veprave të bamirësisë dhe pakënaqësisë së shprehur disa herë ndaj zhvillimeve në vend, Tahiri deklaroi sot se do t’i bashkohet Aleancës Kosova e Re, që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Madje Labi, siç njihet me emrin e tij artistik, para disa javësh ishte takuar me Pacollin, por spekulimeve për bashkëngjitje të mundshme në këtë parti, u kishte dhënë fund duke mohuar se ka në plan të përfshihet në jetën politike, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, këngëtari Labinot Tahiri, sot e konfirmoi  lajmin se do t’i bashkohet AKR-së.

Këtë e ai e bëri përmes një videoje në rrjetin social Facebook, duke iu adresuar direkt mijëra ndjekësve që ka në këtë rrjet social.

Kështu, ndër të tjera, Tahiri ka bërë të ditur se nga sot do të jetë anëtar i Aleancës Kosova e Re, parti kjo e udhëhequr nga biznesmeni Behgjet Pacolli./lajmi.net