Labinot Tahiri feston ditëlindjen, ka diçka për të thënë

Për shumë vite i ka qëndruar besnik skenës muzikore dhe ishte ndër emrat më të pëlqyer në estradë.

ShowBiz

18/12/2017 08:01

Fjala është për Labinot Tahirin i cili së fundi ka filluar të merret me politikë, madje është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Labi sot ka një ditë të veçantë, ai feston ditëlindjen e 38 dhe me këtë rast përmes një statusi një Instagram tha disa fjalë.

“Sonte po i shijoj 38 vite jetë sebashku me ju, me ju qe nga të gjitha anët më ngritet në këmbë që të ndjehem i forcuar për të sherbyer aty ku thrasin emrin tim”, shkruan ndër të tjera Labi në Instagram.

Kujtojmë që ai njihet edhe për karakterin e tij human, ka ndërmarrë disa aksione për t’i ndihmuar të varfërit. /Lajmi.net/