Labinot Tahiri e publikon mesazhin që ia ka dërguar Mozzik, ja çfarë i tha

Labinot Tahiri pas dorëzimin e pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solidarizimit me qytetarët me rastin e vizave.

ShowBiz

14/01/2019 23:12

Labinot Tahiri gjatë ditës së sotme e ka postuar një fotografi në rrjete sociale, përmes së cilës ka bërë të ditur që nuk do i pres flokët dhe mjekrën deri të liberalizohen vizat, shkruan lajmi.net.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi.

Kujtojmë që ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë, ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë.

Në mesin e shumë njerëzve i doli në përkrahje edhe reperi Mozzik i cili i ka dërguar atij një mesazh.

Mesazhin e Mozzik, Labinot Tahiri e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagra.

”Me ty Labi deri në kijamet”, i ka shkruar Gramoz Aliu ndërsa përgjigja e Labit ishte: Faleminderit Mozik✊??? Nuk ndalem për të dhënë shpresë?./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsoYKC1BXrV/