Labinot Tahiri e ‘dridh’ Pejën për Ramush Haradinajn (Video)

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri po vazhdon të këndojë edhe në këtë sezon të verës. Ferizajasi mbrëmë pati një ndej në qytetin e Pejës.

Lajme

12/08/2017 10:16

Labi ndezi atmosferën kur përmendi emrin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidatit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

“T’fala Parisit e t’fala Berlinit jem ushtar Ramush Haradinajt, t’fala Parisit plumba Beogradit jemi bijtë e Adem Jasharit…”, ishin vargjet e kësaj kënge, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, deputeti i AKR-së ka premtuar se vota e tij do të jetë pro Haradinajt për shef të ekzekutivit. Derisa është shprehur neutral në votën për kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli.


Labinot Tahiri – T’fala Parisit / Ramush… by indeksonline