Labinot Halilaj zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Drenasit është zgjedhur me shumicë votash kryesues i Kuvendit, Labinot Halilaj nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

07/12/2017 14:45

 

Pas dhënies së betimit nga Anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës, janë propozuar dy kandidat për kryesues të Kuvendit, Labinot Halilaj nga PDK-ja dhe Vehbi Berisha nga Nisma. Pastaj është zgjedhur komisioni për zgjedhjen e kryesuesit prej tre anëtaresh dhe me 20 vota është zgjedhur Labinot Halilaj kryesues i Kuvendit.

Pas përfundimit të mbledhjes inauguruese, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.