Labin lodhet nga politika, e gjen qetësinë te pasioni e vjetër (Video)

Duket se angazhimet e shumta si politikan janë të lodhshme për Labinot Tahirin.

ShowBiz

25/07/2017 16:48

Këtë e ka thënë vet ai nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram ku shihet duke kënduar njërën nga këngët e tij, shkruan lajmi.net

”Dy tri orë gjumë, krejt çka kam jo lodhje është kur vetëm ky zë”, ishin fjalët e Labit përkrah videos së postuar.

Kujtojmë se këngëtari i njohur nga Ferizaj, këtë vit i hyri rrugës së politikës duke u bërë një nga deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së.

Por pavarësisht se do ta braktisë muzikën sa i përket projekteve e performancave të ndryshme atij në shpirt gjithmonë do t’i fle kënga. Të paktën për ta qetësuar veten nga angazhimeve stresuese politike./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BW-IVuunYtW/;