Labi viziton fëmijët skamnor (FOTO)

Labinot Tahiri edhe një herë e ka treguar shpirtin e tij human. Këngëtari i njohur që gjithashtu po synon një karrierë politike, edhe më tej po u del në ndihmë njerëzve në nevojë.

ShowBiz

09/02/2015 20:38

Sot, Labi ka vizituar një familje skamnore në Han të Elezit. Kjo familje 10 anëtarësh është në pikë të hallit, aq sa 7 fëmijët e Qazim Abazit të sëmurë, shpesh e shtrijnë dorën për të lypur në rrugë.

Siç kuptojmë, këngëtari i ka dhënë 1.000 euro dhe ka dërguar atje gjëra ushqimore.

Indeksonline sjell foto nga takimi I tij me familjen e lodhur nga skamja dhe problemet e ndryshme me të cilat përballen prej vitesh. Labi, kishte shkuar në këtë familje i përcjell nga një fotograf i porositur nga vetë ai. lajmi.net