Labi: Sa shumë dëshirë kishin disa nga yjet që të më dështojë karriera

Labinot Tahiri është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

04/11/2018 11:40

Labinot Tahiri është i angazhuar edhe me koncerte, ku mblidhen fansat e tij për ta dëgjuar nga afër teksa këndon live, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit, këngëtari ka falënderuar Zotin për zërin që ia ka dhuruar si dhe fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

Por, ai ka përmendur edhe atë që disa prej yjeve kishin dëshirë që t’i dështonte karriera e tij, por nuk ia dolën.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“E po kur zgjohesh në mëngjes dhe shikon si puna Ronaldos kur i shikonte golat e tij! Sa shumë dëshirë kanë pasur disa nga yjet që të me deshtoje karriera ime, por këtu po vendos i madhi Zot, nuk e di ç’po ndodh por shylevek e ka ba Zoti, ne të gjitha anët e rrugëve të mia, pa ecën mbarë, kjo po ndodh pëshkak se nuk kam mendua kurrë vetem për veten time. Ajo mbrëmje e Frenchit, nuk mund të harrohet. Çka me ju thënë tjetër u jam mirënjohës deri në vdekje. Faleminderit shumë. Sinqerisht ju dua me zemër. Edhe pak kohë ju po ma ngjallni shpirtin për të qenë në skenë. LABI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË”. /Lajmi.net/