Labi refuzoi të mirrte pjesë në skenat e nxehta të Gentës, ja pse (Video)

Këngëtari Labinot Tahiri ka zbuluar diçka nga prapaskenat e videoklipit të këngës "Shkurt e Shqip".

ShowBiz

19/07/2015 14:19

Për Prive, ai ka thënë se ka refuzuar të jetë pjesë e skenave të nxehta të Gentës, duke xhiruar veçmas kur i vinte radha atij për të kënduar.

“Normalisht, Genta ka pasur aty skena të nxehta dhe i kam thënë se unë nuk mund të jem në disa pjesë aty”, deklaroi Labi, transmeton Lajmi.net.

“Për arsye se kam stilin tim. Mirëpo, është e drejta e saj dhe e çdo kolege tjetër që mendon që ndihet më mirë në atë mënyrë, të realizojë video të tilla”, shtoi ai.

“Unë pëlqej këngën, komponimin, tekstin. Më e rëndësishmja është që në tekst nuk ka ndonjë shprehje banale. Kjo më pëlqen”, tha mes tjerash Labi. (Lajmi.net)

YouTube player
YouTube player