Labi po bëhet baba! E konfirmon këngëtarja e njohur

Dita e djeshme ishte shumë e veçantë për Labin dhe Qëndresën.

ShowBiz

16/10/2017 20:06

Kjo për faktin se dyshja e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në ditëlindjen e moderatorit të njohur, shkruan lajmi.net

Pasi e mori nusen me tren dhe e çoi në Pejë për të festuar, Labi dhe Qëndresa sonte kanë zgjedhur qytetin e bukur të Prizrenit për ta zhvilluar ceremoninë e dasmës.

Nga atje lajmi.net do ju mbajë të informuar me pamje ekskluzive ndërsa konfirmohet edhe shtatzënia e Qëndresën. Labi po bëhet baba dhe këtë e tregoi këngëtarja e njohur Vesa Luma nëpërmjet publikimit të një fotografie të çiftit më të ri të cilët i uroi me disa fjalë të bukura./Lajmi.net/