Labi nuk ndalet, tregon muskujt nga palestra

Përkundër angazhimeve të shumta që ka deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri gjen kohë edhe për palestër.

ShowBiz

25/01/2019 11:59

Labi është frekuentues i rregullt i palestrës pasi javë më parë tregoi se ka hequr 13 kilogramë për disa muaj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh nga vendi i lartëpërmendur i cili tregon muskujt e këmbës dhe thotë se kur ke vullnet i arrin të gjitha.

“Mirë po shkon shëndeti dhe vullneti primarë në jetë! Të tjerat le të vijnë se prapë shkojnë”, janë fjalët e Tahirit.

Labinoti u premtoi qytetarëve të Kosovës që nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën deri sa të bëhet liberalizimi. /Lajmi.net/