Labi: Nëse dështon liberalizimi i vizave, do t’i dorëzoj të gjitha dokumentet e udhëtimit

Labinot Tahiri është shumë aktiv me statuse që kanë të bëjnë me problemet aktuale në vend.

ShowBiz

20/11/2018 12:23

Labinot Tahiri ditë më parë përmes një postimi është zotuar se në rast se dështon liberalizimi i vizave nuk do të udhëtojë jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Në statusin e radhës, këngëtari shpreh keqardhjen për dështimin e pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Ndër të tjera, këngëtari ka thënë se nëse dështon liberalizimi ka bërë gati të gjitha dokumentet e udhëtimit që t’i dorëzojë bashkë me familjen, për t’u solidarizuar me qytetarët që nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

KY ËSHTË STATUSI I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Përshendetje të gjithëve! Ditët e mia si deputet, po vijne dalengadale që të mbyllem me juve bashk nëse veq deshton edhe liberalizimi i vizave. E di qe me keni shkrua shume sms dhe i kam fotografua qe me ua tregu injorantëve, ku ju thoni; o vlla mos e izolo veten e familjen se ti nuk je fajtori! Ama, e di qe sjam fajtori, por kam nje zemër që më rraf për këtë popull e këtë atdhe! Prandaj nuk ma lejon karakteri e ndjenja që juve ju shoh të izoluar e duke pritur në ambasada për çdo ditë. Shkrimin  e kam bërë gati me shumë detaje, dhe me komplet familjen do i dorezoj te gjitha dokumentet e udhetimit vetëm që të rrim sebashku ketu e të vuajm sebashku. Përherë shërbëtorë per vendin dhe njerëzit tanë. Dështimi i interpolit një thik e radhës për këtë vend. Labi.” /Lajmi.net/