Labi: Na thirrët të prashisim, tash na jepni votën

Këngëtari Labinot Tahiri, që për zgjedhjet e 11 qershorit kandidon si i dhjeti në listën e koalicionit LDK-AKR, sot bashkë me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli kanë qëndruar në qytezën e Vitisë.

Lajme

28/05/2017 14:51

Konkretisht në Mogillë, Labi u ka kërkuar votën banorëve në një mënyrë jo fort të zakonshme për një politikan kosovarë, njofton Klan Kosova.

“Ju kemi ndihmuar kur na keni thirrë me prashitë ‘kompira’ në Mogillë tash ne po ju thërrasim që të na jepni votën”, ka thënë Labi.

“Një farë forme tash kërkojmë të në e ktheni të mirën”, ka shtuar ai.