Labi: Ky është zani im, me tendera nuk di me punu!

Labinot Tahiri është artisti i cili vitin që kemi lënë pas i hyri politikës.

ShowBiz

17/03/2018 12:00

Ai është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), shkruan lajmi.net.

Ani pse ka filluar të merret me muzikë, Labi nuk ka lënë në asnjë moment angazhimet e tij në muzikë.

Në postimin e tij të fundit, ai ka falënderuar ferizajasit për respektin dhe pritjen që i bëjnë sa herë që këndon në atë vend.

“Ky është zani im, me tendera nuk di me punu! Kur do qe mundem e ndaj karrieren tme me këta SHPIRTA QË MË DUAN. Në POLITIK jam për procese më të mdhaja për popullin dhe VENDIN TONË”, shkruan ndër të tjera këngëtari. /Lajmi.net/