Labi e shanë Baton Haxhiun live në Facebook

Labinot Tahiri përmes një video live në Facebook i ka reaguar Baton Haxhiut.

Lajme

16/10/2018 10:17

Deputeti Labinot Tahiri i cili sot gjatë ditës dukej me disponim të mirë, pasi arriti që të arrijë synimin e tij që të bëj një ministër nga Ferizaj, në mbrëmje është shfaqur në gjendje të rëndë emocionale.

Ai përmes një video live në Facebook i ka reaguar Baton Haxhiut, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tij, pas një interviste që gazetari Haxhiu e kishte me kreun e AKR’së Behgjet Pacolli.

Haxhiu në hyrje të emisionit Tahirin e kishte quajtur politikan lazdran dhe të parëndësishëm. E Tahiri në videon ku shihet në gjendje të rëndë emocionale, thotë se ai e ka arritur qëllimin e tij, duke e bërë Ferizajn me ministër, ndërsa për Haxhiun ka thënë se nuk bëhet sikur ai duke hëngër dreka e darka, por punon.

Tahiri i ka thënë Haxhiut, se kur ka qenë në televizionin e tij, emisioni ka qenë më i shikuari ndonjëherë, por ka vazhduar të shprehet me gjuhë prej rrugaçi duke i thënë se ‘nuk i pshurr në televizion’.

Ai ka vazhduar të flas përqartë në videon e tij rreth 20 minutëshe.

Krejt kjo ka ardhur, pasi sot, AKR ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, dhe në vend të tij ka emëruar një mjek nga Ferizaj, duke përmbushur kërkesën të cilën prej kohësh po e bënte deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri.