La shumë përshtypje me këtë veshje, zbulohet se çmimi i saj është marramendës

Javën e kaluar Elvana Gjata mori vëmendjen me paraqitjen që bëri në një koncert në Tiranë.

ShowBiz

17/05/2018 15:16

Përveç energjisë e pozitivitetit, në fokus vihej edhe veshja e saj shumë ngjyrëshe e cila e bënte këngëtaren që të dukej tejet atraktive dhe me stil, shkruan lajmi.net

Me veshjen të markës Versace dhe atletet sportive nga pamjet e publikuara nga koncerti shihej se këngëtarja është ndier shumë rehat.

Mirëpo a u ka shkuar në mendje se sa mund të kenë kushtuar: xhaketa, pantallonat dhe varësja që Elvana e kishte në qafë?

Faqja e Instagramit, What They Wearing, ka zbukuar se vetëm xhaketa e saj, ka kushtuar 2500 euro, ndërsa pantallonat mbi 600, e varësja që ka në qafë, plot 1200 euro e atletet nga Stella Mccartney, e i bie se në trupin e saj, ajo kishte rreth 5000 euro, që ka shpenzuar vetëm në një ditë../Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bi2O1xOnemm/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/Bit1oIalGDg/?hl=en?&taken-by=elvanagjataaaa