La Repubblica: Greqia po shtyn 2000 refugjatë drejt Shqipërisë

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ në një artikull të saj ditën e djeshme shkruan se Greqia po shtyn drejt Shqipërinë 2000 refugjatë sirianë të cilët janë bllokuar në shtetit helen.

Lajme

15/03/2016 14:02

Bëhet fjalë për 162 sirianët e parë që ndodhen në Konicë të Greqisë, rreth 20 kilometra larg kufirit me vendin tonë.

Sipas gazetës italiane, bëhet fjalë për 2 mijë refugjatë dhe jo 162, të cilët do të akomodohen pas pak ditësh nga autoritetet greke në çadrat e ngritura në Konicë, me qëllim që më pas të transportohen për në Shqipëri.

Një gazetar i ‘La Repubblica’ kishte shkuar në Konicë për të parë nga afër situatën e krijuar. Në shkrimin e tij, ai thotë se edhe Italia është në gatishmëri, pasi i frikësohet një trafiku të qenieve njerëzore nga Shqipëria.