La Masia, fabrikë e milionave

Përveç se prodhoi një numër të madh talentesh, akademia e Barcelonës, La Masia, i ka sjellë klubit edhe përfitime të konsiderueshme financiare. Më saktësisht 112.7 milionë euro në 11 vitet e fundit.

Sport

09/09/2014 15:01

Tashmë një kohë të gjatë, akademia e Barcelonës, La Masia, lavdërohet për aftësinë e zhvillimit të futbollistëve të rinj në një nivel të yjeve të mëdhenj.

Shembujt janë të mëdhenj, Messi, Xavi, Iniesta, Pedro, Puyol, Pique e shumë të tjerë. Mirëpo, nga “Informe Prime Time Sport” ka dalë një tjetër rezultat i punës në La Masia.

‘Fabrika’ e gjigantit katalan i ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike klubit nga Camp Nou. Në 11 vitet e fundit, Barcelona ka inkasuar 112.7 milionë euro nga shitja e futbollistëve që ishin pjesë e La Masias. Në dy vitet e fundit, katalanët inkasuan 65.9 milionë euro, 60 për qind të totalit të shitjes.

Dy shitjet më të mëdha të verës që dolën nga La Masia ishin Thiago Alcantara në Bayern Munich dhe Cesc Fabregas në Chelsea, për bashkërisht 60 milionë euro.

Të tjerët nuk e kanë kaluar shifrën prej 10 milionë euro, në përjashtim të kalimit të Bojan Krkic, disa vite më parë në Romë.