La Liga e barabartë

Për shumë vite, La Liga ka qenë një ballafaqim mes Real Madridit dhe Barcelonës. Mirëpo, këtë edicion Atletico Madrid i është bashkuar betejës për kreun e tabelës. Tri skuadrat janë lider të përbashkët me pikë, edhe pse Barcelona kryeson vetëm falë golaverazhit më të mirë. Kurse, për të gjetur një luftë kaq të barabartë në…

Sport

10/02/2014 14:13

Për shumë vite, La Liga ka qenë një ballafaqim mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Mirëpo, këtë edicion Atletico Madrid i është bashkuar betejës për kreun e tabelës. Tri skuadrat janë lider të përbashkët me pikë, edhe pse Barcelona kryeson vetëm falë golaverazhit më të mirë.

Kurse, për të gjetur një luftë kaq të barabartë në krye të tabelës, duhet të kthehemi në edicionin 1982-83. Aso kohe, ishin Barcelona, Real Madrid dhe Athletic Bilbao, që ndanin kreun me 33 pikë.

Në fund, skuadra baske u shpall kampione, me vetëm një pikë avantazh. Për të gjetur një edicion të La Ligës të përcaktuar nga avantazhi më i vogël duhet të kthehemi edhe më mbrapa në edicionin 1970-71.

Barcelona dhe Atletico Madrid u ndeshën në xhiron e fundit, të dyja në garë për titull. Fatkeqësisht për ta, barazimi 1:1 e shpalli kampion Valencian.