LA Clippers shkatërron Oklahoman

Chris Paul shënoi tetë treshe në total prej 32 pikësh, duke ndihmuar Los Angeles Clippers në fitoren ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 122:103. Kurse, Washington Wizards mundi Indianan 102:96.

Sport

06/05/2014 10:27

Chris Paul dhe Los Angeles Clippers treguan fuqinë e tyre të vërtetë.

Paul realizoi tetë treshe në total prej 32 pikësh duke ndihmuar Clippers të mposhtin Oklahoma City Thunder me rezultat 122:103 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Konferencës perëndimore në NBA.

Blake Griffin shënoi 23 pikë, Jamal Crawford shtoi 17 kurse J.J. Redick kontribuoi me 12 për Clippers.

Russell Westbrook ishte realizatori më i mirë te Thunder me 29 pikë, i ndihmuar nga Kevin Durant me 25 dhe Serge Ibaka me 12.

Ndërsa, në duelin tjetër, Bradley Beal shënoi 14 nga 25 pikët e tij në çerekun e katërt, ndërsa Trevor Ariza kontribuoi me 22 derisa Washington Wiazards fitoi ndaj Indiana Paceres me rezultat 102:96 në ballafaqimin e tyre të parë në gjysmëfinalen e Konferencës lindore.

Rezultatet:

Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder 122:103, Washington Wiazard – Indiana Pacers 102:96.