Kylie Minogue së shpejti me një videoklip seksi!

Pas zhgënjimit të vitit të kaluar me hitin “Kiss Me Once”, Kylie shpreson ta ringjallë karrierën e saj me një këngë dhe klip të nxehtë…

ShowBiz

27/01/2015 20:05

Këngëtarja australiane mësohet se po përgatit një këngë me ritme latine, që po punohet nga miku i Gagas, Fernando Garibay, dhe njëshi i diskos, Giorgio Moroder.

“Kylie është shumë e ëmbël. Ajo po bën një tjetër këngë me mikun tonë Fernando, që realizoi këngën e Gagas ‘Born This Way’”, ka thënë Giorgio.

“Janë katër këngë që janë shumë seksi dhe shumë jokomerciale – zëra të ri të bukur”, ka shtuar ai. Lajmi.net