Kylie Minogue, në kërkim të dashurisë

Këngëtarja australiane Kylie Minogue në një intervistë për revistën “Sunday Life”, është shprehur se është në kërkim të dashurisë. Këngëtarja Minogue mbahet mend për lidhjet e gjata me ish të dashurit e saj.

ShowBiz

01/03/2015 15:30

Marrëdhënia e fundit e këngëtares ka qenë me modelin spanjoll Andres Valencoso e cila zgjati për pesë vite, nga 2008 – 2013.

Para kësaj këngëtarja ka pasur lidhje po kaq të gjatë dhe me aktorin francez, Olivier Martinez nga viti 2002 – 2007. Më pas një tjetër romancë ka pasur mes saj dhe modelit James Gooding.

Pranimi i sinqertë nga ana e këngëtares se është në kërkim të dashurisë vjen menjëherë pasi ajo është kthyer në shtëpinë e saj në Australi, pas disa javësh pushim në Los Angelos. Lajmi.net