Kylie Jenner: Nuk mund të qëndroj larg Travis Scott as për një natë

Ajo foli për motrën e saj, supermodelen Kendall, për “Vogue Australia” ajo pranoi se amësia e ka ndryshuar.

ShowBiz

18/08/2018 22:59

Kylie Jenner u intervistua  nga motra e saj, supermodelja Kendall për “Vogue”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Në intervistë, ajo pranoi se nuk mund të durojë të kalojë një ditë larg të dashurit të saj, Travis Scott, njëherësh babai i vajzës së saj, Stormi.

Kylie dukej e ndjeshme kur foli hapur për marrëdhënien e saj me reperin, ndërsa kur u pyet se çfarë do të thoshte për ta, ajo pati vetëm një fjalë.

“Momentalisht jam duke shikuar në Instagram dhe thotë që unë dhe Travis nuk jetojmë së bashku, kështu që vetëm dua të them që asnjëherë nuk kemi kaluar asnjë natë pa njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Çifti mirëpritën Stormin në prill të këtij viti, ndërsa Kylie preferoi që të qëndronte larg syrit të medieve pothuajse gjatë tërë shtatzënisë.

“Thjesht ndjeva sikur ishte një moment i veçantë dhe nuk isha gati ta ndaja me të tjerët. Doja ta mbaja vetëm për vete”, tha ajo për ‘fshehjen’ gjatë shtatzënisë, kurse pranoi që amësia e ka ndryshuar. /Lajmi.net/