Kylie Jenner mesazh emocionues të bijës, pasi mbushi 8 muaj jetë

Kylie Jenner i kushton shumë kohë të bijës, që nga momenti kur është bërë nënë.

ShowBiz

08/10/2018 08:39

Madje, ajo pati deklaruar që pasi u bë nënë ndryshoi shumëçka në jetën e saj, shkruan lajmi.net.

Stormi e vogël tashmë ka mbushur 8 muaj jetë, me këtë rast Kylie i bëri asaj dedikim prekës përmes disa imazheve ku shihet duke mbajtur vajzën në prehër.

“Princesha ime e vogël mbushi 8 muaj javën e kaluar dhe unë nuk mund të jem më e lumtur dhe e trishtuar në të njëjtën kohë? ♥”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Kylie bashkëjeton me reperin Travis Scott, muaj më parë kishin qarkulluar thashetheme se çifti janë ndarë. /Lajmi.net/