Kylie Jenner gati për fëmijën, bën përgatitjet e fundit

Pretendohet se ylli televiziv, Kylie Jenner është gjashtë muaj shtatzëne, duke pritur fëmijën e saj të parë.

ShowBiz

13/01/2018 08:20

Thuhet se Kylie Jenner po bëhet nënë shumë e organizuar ngase tashmë ka përfunduar përgatitjet për ta mirëpritur, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ajo ka larguar nga shtëpia çdo gjë që mund të jetë kërcënim për shëndetin e foshnjës së saj, ka thënë një burim për US Weekly.

Kylie kohë pas kohë është përoflur prej muajit shtator se po priste fëmijën e Travis Scott, por prej asaj kohe ajo ende nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Për ta mbajtur të fshehtë shtatzëninë, thuhet se 20-vjeçarja ka blerë shumicën e mallrave në internet.

Një burim i brendshëm pretendon se ajo i ka blerë të gjitha veshjet dhe elementet e tjera që i nevojiten foshnjës, duke shtuar “Ajo ka blerë shumë gjëra”. /Lajmi.net/