Ky zbulim për Iphone 7 mund t’iu zemërojë

Një person i cili edhe vetë posedon një iPhone, thotë se ekziston një problem i madh në mes modeleve të ndryshme të iPhone 7.

Auto & Tek

19/05/2017 10:29

Ai pretendon se iPhone 7 me 32GB, është nëntë herë më i ngadaltë se sa modelet tjera.

Lewis Hilsenteger sugjeron se iPhoni 32GB, i cili tashmë ka marrë pëlqime në YouTube dhe po konsiderohet të jetë i mirë, në mënyrë të konsiderueshme është më i ngadaltë se sa iPhonet me 128GB dhe 256GB.

Kjo sipas tij ndoshta mund të duket banale, por problemi më i madh vjen tek shkarkimi i fotografive, me ç’rast do të zgjasin më shumë për të kryer procedurën e shkarkimit.

Në një video, Hilsenteger ka gjetur se iPhone 32GB mori 40% më shumë se sa versioni nga 256GB për të shkarkuar një film me definicion më të lartë.

Testet që ka bërë ai, tregojnë se iPhone 32GB ka 42.4MB për sekondë, ndërsa 256GB ka arritur 341MB për sekondë.

Në testet apo eksperimentet e tij ai zbuloi, se 128GB pavarësisht se nganjëherë punon shumë më ngadalë se 256GB, megjithatë është version më i shpejtë se 32GB.

Ky është edhe krahasimi që ai ka bërë me telefonat tjerë konkurrent.

APPLE IPHONE 7 32GB – 42.4mb/s

SAMSUNG GALAXY S7 EDGE 32GB – 150MB/s

GOOGLE PIXEL XL 32GB – 301mb/s