Ky xhel është më i fortë se çeliku (Video)

Hulumtuesit kanë zhvilluar një xhel të ri që thonë se është po aq i qëndrueshëm sa metali, ka fleksibilitet dhe mund të revulocianiozojë trupat në shërimin e tyre.

Auto & Tek

18/07/2017 13:00

Mund të duket si një fashë me rrjetë, por ky matrial i projektuar nga shkenctarët në Japoni thuhet se është pesë herë më i fortë se çeliku i karbonit, transmeton lajmi.net.

Pëlhura e ashpër dhe e kthyeshme kombinojnë hidrogelë – të tillë si ato të gjetura në lente kontakti ose jello – me fibra xhami.

Ky kombinim i veçantë maksimizon elasticitetin e tij, duke e bërë materialin 100 herë më të fortë se hidrogelët dhe 25 herë më të ashpër se pëlhurat e fijeve të qelqit, bazuar në sasinë e energjisë që nevojitet për ta shkatërruar atë.

Kjo është sipas ekipit të shkencëtarëve të Universitetit Hokkaido që kanë kaluar tre vitet e fundit duke punuar në materialin e përbërë.

“Është materiali më i fortë i butë i fituar ndonjëherë nga qeniet njerëzore,” i thotë CNN, Jian Ping Gong, e cili udhëheq ekipin.

Gong beson se hidrogeli i përforcuar me fibra mund të përdoret për të krijuar biomateriale, të tilla si organet artificiale dhe protezat, të cilat mund të durojnë konsumimin e përditshëm.

“Mund të përdoret si një zëvendësues biologjik si kërci artificial, ligament artificial ose lloje të ndryshme të organeve artificiale”, thotë ajo.

Përdorime të tjera mund të përfshijnë veshje sportive, helmeta ose xhaketa antiplumb.
“Unë mendoj se mund të ketë performancë shumë të mirë kundër një plumbi”, thotë Gong. /Lajmi.net/