Ky trik në iPhone ju tregon se sa i fuqishëm është sinjali juaj (Foto)

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni në një vend dhe të keni probleme me sinjal? Nëse keni një iPhone, ekziston një trik i vogël i cili ju mundëson ta shihni fuqinë e vërtetë të sinjalit tuaj.

Auto & Tek

13/12/2015 11:38

Siç e dini, pikat lartë në ekranin e iPhone e shfaqin gamën e sinjalit, jo fuqinë. Kjo do të thotë se edhe pse mund t’i keni të gjitha pikat e valëve, ju ende mund të keni probleme me sinjalin.

Nëse dëshironi ta dini fuqinë e vërtetë të sinjalit në iPhone, ndiqni këta hapa:

Hynë në fushën testuese
Për ta bërë këtë, thirrni në *3001#12345#*
12386606_10208188570262523_2041075415_n
Celulari do të futet në “Fushën Testuese” dhe sinjali juaj do të shndërrohet në një numër, shkruan lajmi.net.

12387882_10208188570422527_1026059083_n
Mbajeni të shtypur butonin e mbylljes (butonin lartë) derisa “slide to power off” të shfaqet në ekran.

29187-lvvm32

Shtypeni butonin home dhe mbajeni të shtypur për gjashtë sekonda.

12358006_10208188570662533_526102825_n

Celulari do të kthehet në ekranin kryesor dhe fuqia e sinjalit tuaj do të shfaqet me numra. Ju do të shihni se numrat e fuqisë së sinjalit tuaj janë në negativ. Kështu, prej 0 deri në -80 cilësohet si një sinjal i mirë, përderisa numrat prej -100 dhe -120 konsiderohen si sinjal shumë i dobët.

Screenshot_8

Për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme vetëm thirrni përsëri në numrin e cekur lartë. /lajmi.net