Ky është stadiumi më i shëmtuar në botë (Foto/Video)

Fshati Tonciu në veriperëndim të Rumanisë, është bërë gaz i botës pas vendimit të çuditshëm të banorëve të këtij vendi për ta lënë një pemë gjigante në mes të stadiumit të ri të futbollit.

Fun

29/06/2015 12:57

Për fëmijët e këtij fshati, sigurisht se kjo nuk është fusha që e kishin ëndërruar gjithmonë. Ata kohë më parë për pak sa nuk ishin çmendur nga gëzimi, kur këshilli i fshatit vendosi të ndajë një shumë të majme të hollave për ndërtimin e një stadiumi të ri të futbollit, por asnjëherë nuk kanë menduar se në mes të kësaj fushe do ta gjejnë edhe një pemë gjigante, transmeton lajmi.net.

Rumania 2Vendimi bizar vjen pas presionit të disa bashkëfshatarëve, të cilët me çdo kusht dëshironin të ruanin pemën e vjetër e cila sipas tyre qëndron aty mbi 150 vite. Por kjo pemë i ka kushtuar shumë fshatit, pasi e gjithë bota ka filluar të qeshë me vendimin e tyre dhe po shpërndan nëpër internet fotografitë e fushës.

Rumania 3Këshilli i fshatit, kishte shpenzuar plotë 12,730 funte për projektin në të cilin përfshiheshin bari artificial, portat dhe reflektorët. (lajmi.net)

Rumania

 

YouTube player