Ky sport ua zgjatë jetën

Sipas një studimi të kryer në Australi, ku kanë marrë pjesë 80 mijë persona, jetëgjatësia “shtohet” edhe duke bërë not dhe aerobi.

Lifestyle

12/12/2016 02:06

Nëse luani rregullisht tenis, redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme, ndërsa nëse frekuentoni lojën e futbollit, nuk është se sjell ndonjë avantazh të dukshëm. Kështu del nga një studim i bërë nga “Sydney Medical School” dhe i publikuar në “British Journal of Sport Medicine”.

Së bashku me tenisin, ai që “përforcon jetëgjatësinë është edhe noti, aerobia dhe çiklizmi. Përveç futbollit, janë lënë “në klasë” edhe regbia dhe vrapimi.

Studimi – Kërkuesit kanë analizuar studimet të mbledhura nga vitt 1994 deri në 2008-ën në Angli dhe në Skoci, duke marrë një kampion prej më shumë se 80 mijë personash të moshës mesatare 52 vjeç. Të dhënat e grumbulluara, i përkisnin sporteve të zakonshme: në fillim ishin ato të “raketës” (Tenis, badmnigton), të ndjekura nga noti, aerobia, punë të rënda në shtëpi, ecja, futbolli, regbia dhe vrapimi.

Rezultatet – Subjektet janë ndjekur prej nëntë vjetësh, periudhë në të cilën janë regjistruar rreth 10 mijë të vdekur. Duke e krahasuar me kuotën e subjekteve që nuk kryenin aktivitete sportive, rreziku i përgjithshëm i vdekjes ka rezultuar më i ulët me 47% për ata që praktikonin sportin e tenisit, 28% për notarët, 27% për ata që praktikonin aktivitetet aerobike në palestër, përfshirë dhe kërcimin dhe 15% mes çiklistëve. Për sa u takon vdekjeve për probleme kardiovaskulare, studimi ka evidentuar një rrezik më të ulët me 56% për tenistët, 41% për ata që kryejnë not dhe 36% për ata që praktikojnë aerobinë, transmeton gazetashqip.

Futboll dhe vrap – Asnjë avantazh statistikisht domethënës është vërejtur për ata që vrapojnë apo luajnë futboll, edhe pse sipas autorëve, studime të tjera kanë gjetur efekte pozitive edhe për këto disiplina. “Këto rezultate tregojnë se të merresh të paktën me një sport, mund të kesh avantazhe të mëdha për shëndetin publik, – përfundojnë autorët, – dhe mund të ndihmojë mjekët dhe pacientët të shkojnë drejt një aktiviteti të lartë fizik”.