Ky shtet merr vendim t’i ndalojë automjetet e vjetra me naftë

Këtë vendim e morën autoritet rajonale të hënën.

Bota

13/11/2018 12:05

Parisi ka marrë vendim të ndalojë për qarkullim automjetet e vjetra me naftë.

Ky vendim nga Franca është ndërmarrë për të mbrojtur ambientin.

Rajoni i Parisit nga vera e ardhshme do të kufizojë qarkullimin e makinave të vjetra me naftë.

Këtë vendim e morën autoritet rajonale të hënën.

Këshilli i Metropole du Grand Paris tha në një postim në Tëitter se kishte votuar për të ndaluar makinat me naftë të regjistruara para datës 31 dhjetor 2000.

Ky vendim përfshin Parisin dhe 79 komuna rreth tij, një rajon me 5.61 milionë banorë, raporton Reuters.

Ndalimi do të përdorë sistemin e ri të Francës “Crit’Air”, i cili identifikon vjetërsinë e makinave dhe nivelin e ndotjes.

Makinat me afishe Crit’Air 5 (diesels 1997-2000) si dhe makina pa etiketë do të ndalohen.